Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë, nëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratohet një draft-ligj që është aktualisht duke u shqyrtuar.
“Përveç çdo tarife tjetër të autorizuar me ligj, Sekretari i Sigurisë Kombëtare do të vendosë një tarifë për çdo të huaj që regjistrohet për programin e vizave të imigracionit të diversitetit, siç përshkruhet në seksionin 203(c) të Aktit të Imigracionit dhe Shtetësisë (8 U.S.C. 1153(c)), në shumën e specifikuar në këtë nënseksion në kohën e regjistrimit”, thuhet në draft-ligj.
Tarifa do të jetë jo më pak se 250 dollarë për Lotarinë Amerikane, nëse aprovohet, si dhe parashikohet edhe rritja e tarifës së aplikimit për vizë në Ambasadën Amerikane e cila do të bëhet 400 dollarë për person.
“Shuma e specifikuar në këtë nënseksion për vitin fiskal 2025 do të jetë ajo shumë që Sekretari mund të parashikojë me rregullore, por në çdo rast jo më pak se 400 dollarë”, thuhet në draft