Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar me ironi situatën pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se ishin zgjedhjet më të mira e të lira nga 1912, populli e do Edin, populli shqiptar ka treguar mbështetje të fortë për Partinë Socialiste, ndërsa SHBA-ja ka uruar qytetarët për zgjedhje të mira.
Ai gjithashtu kritikoi Partinë Demokratike duke theksuar se ata vazhdojnë të ankohen për sistemin e listave të mbyllura dhe për disa çështje teknike, si vota e diasporës dhe numërimi i votave me dorë, duke theksuar se këto janë ndryshime që vetë ata i kanë miratuar.
“Këto ishin zgjedhjet më të mira nga 1912. SHBA e ka uruar popullin për zgjedhje shumë të mira. Populli e do Partinë Socialiste. Kuptojmë që Partia Socialiste është kudo, në qendrat e votimit jashtë qendrave të votimit. Populli i Gramshit votoi 70 % PS.
PD ankohet akoma edhe sot si dikur në 1945 Kujt i ankohet Berisha? Ankohet për sistemin e listave të mbyllura, për votën e diasporës, për numërimin me dorë dhe jo atë elektronik. Këto gjëra i kanë bërë vetë me dorën e tyre”, tha Lita.
Ai shtoi se PD është dakord me rezultatin, por kërkojnë të gjejnë shkelje zgjedhore
“Ata nuk kërkojnë rinumërim kutish, kërkojnë të gjejnë shkelje zgjedhore. Janë shumë dakort me rezultatin. Sali Berisha nuk ka nevojë të presë kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, duhej të kërkonte rinumërimin e kutive”.