Blerina Gjylameti apo Xhemal Qefalia e merr mandatin e deputetit po iku Lindita Nikolla ?

spot_img
Advertisements

Gazetarja e njohur e politikës, Enkelejda Mema, njohlse prapaskenave të PS, përmes një Pyetje ka shkaktuar disa reagime:

E. Mema: PS fitoi 19 mandate në Tiranë. 10 janë gra dhe 9 burra. Sipas kodit zgjedhor, kur ikën një grua, zëvendësohet me një grua, për të ruajtuar kuotën gjinore. Në rastin e Tiranës, gjinia më pak e përfaqësuar është ajo e burrave, me një mandat më pak. Tani, nëse ikën Lindita Nikolla(emri krejt rastësor) mandatin e merr Blerina Gjylameti(për shkak të votave) sipas parashikimit ligjor apo Xhemal Qefalia(për shkak të votave), si gjinia më pak e përfaqësuar?

Blerina apo Xhemali?

Kemi në vëmendje që në listë të mbyllur, PS vendosi 8 gra dhe 4 burra.

REPLIKA

Esiona Konomi, gazetare: Ti e di që parimi i ruajtjes së kuotës gjinore nuk është kokë më kokë, por që secila Gjini të mos bjerë në më pak se 30% të listës së mbyllur/hapur. Pra, nëse në 12 emrat e listës së fiksuar Tiranë, nëse ikin gratë, kompensimi nga gratë e listës së hapur bëhet vetëm kur ngelin 4 gratë e fundit. Ato s mund të ngelin 3. Do të korrigjohet lista me kuotë e jo me votë, që të ruhen 4 gratë, pra 1/3. E njëjta gjë vlen edhe për burrat.

Leonard Olli, gazetar: Ligjërisht, nëse është kështu si thua, i takon një burri si kuotë më pak e përfaqësuar. Tani është Xhemali apo burrë tjetër nuk di të them. Kodi zgjedhor përcakton qartë kuotën gjinore por jo seksin, i cili mund të jetë më shumë femra si në rastin konkret…..

Latest articles

Related articles