Policia e Peqinit ka nisur procedim penal ndaj pronarit të një lokali në fshatin Pekisht, pas zbulimit të materialeve të dyshuara zgjedhore në ambientet e tij. Rasti u denoncua fillimisht një ditë më parë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë një kontrolli të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B. u gjetën dhe u sekuestruan 10 fletë të ngjashme me ato të votimit, të paplotësuara dhe të dyshuara si të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve.