U zgjua dhe gjeti një anije gjigante 135 metra në kopshtin e tij

spot_img

Një burrë në Norvegji u zgjua dhe gjeti një anije të madhe kontejnerësh të bllokuar në kopshtin e tij.

Anija 135 metra e gjatë përfundoi shumë pranë shtëpisë së Johan Helbergut në orën 5:00 sipas orës lokale të enjten, në zonën Byneset pranë Trondheimit.

Helberg u njoftua nga fqinji i tij i panikuar, i cili pa anijen duke u drejtuar drejt bregut. “Zilja ra në një orë të ditës që nuk më pëlqen ta hap”, tha z. Helberg në kanalin televiziv TV2.

“Shkova te dritarja dhe u habita kur pashë një anije të madhe”, shtoi ai në një intervistë me Guardian. “Më është dashur ta zgjas qafën për ta parë majën e saj. Ishte kaq surreale.”

Anija mallrash NCL Salten, që valëviste flamurin qipriot, mbante 16 persona dhe po udhëtonte në jugperëndim përmes fjordit Trondheim drejt Orkanger kur doli nga kursi.

Nuk u raportua për të lënduar në incident, ndërsa autoritetet norvegjeze po hetojnë shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve, e njëjta anije ishte përplasur përsëri në breg në vitin 2023

Latest articles

Related articles