Duke ngrënë peshk në resortin luksoz, momenti i arrestimit të të “fortëve” në Lalëz

spot_img


Një operacion i mirëorganizuar nga Policia e Shtetit ka çuar në arrestimin e shtatë personave me precedentë të rëndë penalë, tre prej të cilëve të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aksioni u zhvillua në ambientet e një resorti luksoz në Gjirin e Lalzit, ku të ndaluarit u kapën në befasi teksa po drekonin.

  • Advertisement –
    Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur forcat operacionale ndërhyjnë të armatosura në restorant. Në sfond dëgjohen urdhrat e oficerëve që kërkojnë nga personat në tavolinë të shtrihen për tokë. Aksioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për praninë e individëve në kërkim në zonë.

Kush janë të arrestuarit:

Xhevdet Plaku, 45 vjeç, banues në Durrës – i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik ndërkombëtar të narkotikëve, me urdhër nga Gjykata e Breshias. I arratisur nga burgu i Ankonës në janar 2025. Gjatë arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole.
Flobens Mecia, alias “Gega”, alias “Drini”, 43 vjeç, banues në Shkodër – i kërkuar nga SPAK me masë sigurie “arrest në burg” për disa akuza të rënda përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe sigurim kushtesh për vrasje. U kap me dokumente të falsifikuara dhe një armë me fishek në fole.
Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë – në kërkim për trafikim mjetesh motorike dhe përfshirje në një hetim për vrasje në Shkodër. Gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri në çantën personale.
Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet – akuzohet për mbajtje pa leje të armëve, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit. Iu sekuestrua një armë zjarri dhe municion.
O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras – nën hetim për moskallëzim dhe përkrahje të autorit të krimit.
F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë – nën hetim për të njëjtat akuza.
A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras – i dyshuar për të njëjtat vepra penale.

Latest articles

Related articles