Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri. Mediat greke raportojnë se shqiptari i identifikuar si Altin Arapaj, 41-vjeç u qëllua me armë zjarri nga miku i tij, ende i paidentifikuar.
Pasi u plagos, mësohet se 41-vjeçari ka telefonuar gruan e tij ku i ka treguar se një mik i tij e kishte qëlluar me armë dhe ishte larguar.
36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni u gjet i mbuluar me gjak, por burri nuk u gjet.