Kryeministri i Shqipërisë njoftoi të enjten për përfundimin e punimeve në ndërtimin e hangarit të ri në Bazën Ajrore të Farkës, ku do të bëhet mirëmbajtja e helikopterëve “Black Hawk”.
“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, shkruan Rama në Facebook.