Presidenti komunist i Venezuelës Maduro ka zbuluar një grup armiqësor të jashtëm, me desantë shqiptarë që përgatitëshin të bënin sabotime, në infrastrukturë dhe krijuar trazira në Karakas.
E vërteta është se shqiptarët në Amerikën Latine ka disa vite që flenë Natën në qytetet kufitare brenda Venezuelës dhe Ditën kalojnë në Kolumbi dhe Ekuador për të bërë biznes bananesh dhe gjëra të bukura për Europën. E bëjnë edhe çunat e Italisë së Jugut. Kjo sepse nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe KM i jonë për arsye të panjohura, për mua, njohu liderin e opozitës J. Guaido, si fitues i zgjedhjeve në Venezuelë, duke u futur në një përplasje diplomatike.
E vërteta është se kur Rick Grenell shkoi për të liruar 6 amerikanë në Venezuelë, me premtimin se mund të futej në garën për Sekretar Shteti ose Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, u ndihmua nga një biznesmen amerikan që ka punuar me biznesin e naftës në Fier e Patos gjatë qeverisjes Sb dhe Er, Harry Sargeant III.
Lidhja jonë me Venezuelën është më shumë se kaq.