Rama mes Meloni dhe Renzit, gjestet e prapaskenat

spot_img

Rama dje u gjunjëzua para Melonit, sot u përqafua nga Renzi — por jo si burrë shteti, më shumë si një fëmijë bucko që kapet prej faqesh nga një mik i vjetër për t’u vënë në vijë.
Ndërsa Meloni i dha një lodër 1 miliardëshe për emigrantët, Renzi nuk i fali as shoë-n — e uli me këmbë në tokë.
Në vend që të përfaqësojë interesat e Shqipërisë, Rama duket gjithnjë e më shumë si një njeri që mbyll punët e veta personale, përmes përuljes apo përqafimeve, sipas rastit. Marrëdhëniet ndërkombëtare për të janë më shumë personale se shtetërore — dhe kjo po i del në shesh çdo herë e më qartë.

Ja çfarë shkruan vetë Matteo Renzi për takimin me Ramën:

Përkthimi i postimit të Renzit:

Dje kryeministri shqiptar Edi Rama u gjunjëzua para Melonit dhe duhet të them se bëri mirë: ajo i dhuroi gati një miliard euro për një qendër emigrantësh që nuk i shërben askujt. Shqipëria i merr paratë dhe falënderon. Me mua, përkundrazi, nuk pati asnjë gjunjëzim, por një takim/përplasje e shëndetshme mes miqsh të vjetër.

Mendoj se operacioni për Qendrën e Emigrantëve i ideuar nga Meloni është thjesht propagandë, që i kushton shumë taksapaguesve italianë dhe nuk zgjidh asgjë. Por ky është një problem i politikës sonë të brendshme: miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë është më e madhe se çdo polemikë.

Së bashku me mikun tim Yasir Al-Rumayyan, Guvernator i PIF dhe Kryetar i FII, përqafuam më pas Presidentin e Republikës Franceze Emmanuel Macron, një lider që beson në një Europë më të fortë dhe më të bashkuar. Dhe jam i lumtur që në politikë ndryshojnë historitë, qeveritë, dinamikat. Por mbeten marrëdhëniet njerëzore. Që për mua janë gjëja më e rëndësishme.

Latest articles

Related articles