E vërteta është që Edi Rama ka marrë leje për të sunduar shqiptarët sepse jep Garanci për shumë gjëra, përfshirë haraçin që i jep secilit dhe zbaton porosinë e dajakut që i jep me karar Doktorit, sipas recetës ndërkombëtare: Armikun mbaje afër… me bujari financiare.
E vërteta është që Edi Rama e humb sensin e masës në tryeza të mëdha, me batuta fshatare, me atlete me yll.
Melonin e paraqiti si Duçja që na ka në protektorat duke ju ulur në gjunjë; Starmer si njeriu që sjell shi nga Anglia, loja me gjermanin Merz për dhënie e heqje mikrofoni dhe me Von Der Leyen si drejtoreshë kopshti. Me Erdoganin nuk ja mban se nuk i pëlqejnë shakatë dhe mban inat.
Si kundër përgjigje mori:
- Meloni: Urime për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur.
- Starmer: Kur erdha në Shqipëri ishte dita me diell.
- Merz: Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Na duhet aleanca e Amerikës.