Senatori francez Chim Della Peque ka reaguar pasi presidenti Macron Macron pasi njohi zgjedhjet në Shqipëri, duke refuzuar ankesat e Prof. Dr. Sali Berishës, një luftëtar i votës së lirë nga 1979.
Përshkrimi i Macron në Librin e Zi:
Me një akt të pashembullt për kombin francez, kombin ku lindi revolucioni, Emanuel Macron njohu zgjedhjet e vjedhura të Edvin Ramës dhe e uroi atë për fitoren e grabitur. Por çfarë është Emanuel Macron? Ju themi ne ju: ai ka kryer krimin më të rëndë ndaj arsimit në Francë, ka marrë për grua mësuesen e tij, duke shkelur çdo etikë demokratike e arsimore. Pra ai është një nxënës pervers. Me aktin e tij të shëmtuer ai tashmë do të quhet Emanuel Kristaq Macron. Njëlloj si Edi Rama, edhe Macron urdhëroi prokuroritë dhe gjykatat e kapura të Francës dhe dënoi me 1 vit burg ish-liderin Sarkozi, gjoja se kishte marrë 5 miliin euro prej Muhamar Gadafit, duke zemëruar dhe mërzitur aktoren e nderuar Carla Bruni – duke dëshmuar se njëlloj si Edi Rama, ai është armik i grave. Ai turpëroi familjen dhe fisin e tij, një fis i nderuar malsor francez, duke e paraqitur veten një kukull të Rothschildëve të zinj, të cilët, kanë përgjakur Europën duke financuar luftra dhe, armikun e vetëm në Europë kanë Sali Berishën. Babai i Macron ka qenë ndër xhelatët kryesorë të Sigurimit të Shtetit në Francë, kjo e faktuar me dëshmitarë. I bëjmë thirrje popullit francez të ngrihet në revolucion kundër diktaturës në Francë.
- *Satirë