14 kallëzime për krime zgjedhore| Prokurorët e SPAK në fundjavë në terren, priten veprime konkrete

spot_img

14 kallëzime penale të lidhura me krimet zgjedhore janë bërë në Prokurorinë e Përgjithshme, mes të cilave 3 kanë kaluar në SPAK, raporton gazetari Arsen Rusta në MCN Live.

Sipas gazetarit, në fundjavë të gjithë prokurorët e SPAK do të jenë në terren, dhe priten veprime për shkak të informacioneve të mbledhura nga oficerët e BKH dhe Policia e Shtetit.

Fibank

“Veç SPAK-ut që ka një strukturë të ndarjes së prokurorëve në 12 qarqe për të parandaluar krimet zgjedhore, nga ana tjetër është edhe Prokuroria e Përgjithshme që ka regjistruar 14 kallëzime. Prej tyre 3 kanë kaluar për kompetencë për SPAK. Saranda, Fieri, Elbasani, janë prokuroritë që kanë më shumë procedime, për shit-blerje të votës, shantazh të administratës publike, votuesve, përfshihet edhe Durrësi e Gjirokastra, mes prokurorive që kanë nisur hetime.

Këto takime tashmë janë përmbyllur. Krimet zgjedhore s’kanë asnjë të arrestuar në kushtet e flagrancës, por s’kanë munguar të ndaluarit në Lezhë dhe Fier, të cilët janë marrë në pyetje. Në Fier, i afërmi i një prej kandidatëve të Shqipëria Madhështore u mor në pyetje, dhe më pas u procedua në gjendje të lirë, pasi u gjet një bllok me shënime dhe një listë zgjedhësish.

Përgjatë fundjavës SPAK pritet që të gjithë prokurorët të jenë në terren, me veprime konkrete. MCN Live ka mundur të mësojë se disa veprime konkrete pritet të ndodhin, për shkak të informacioneve të mbledhura jo vetëm nga oficerët e BKH, por edhe Policia e Shtetit, që po bashkëpunon me përgjime parandaluese dhe vëzhgim në terren, pasi vet fushata është në ditët e saj më të nxehta.

Latest articles

Related articles