Kanë dalë detaje për sherrin e ndodhur në një nga rezidencat e Rolling Hill, pasditen e sotme. Dyshohet se është dhunuar 19-vjeçari, Kristi Fufi, i biri i ish deputetit Mhill Fufi.
Kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun. Agresorët nuk e kanë gjetur të riun sapo kanë zbritur nga makinat, por kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.