Një gjeneral i lartë rus ka humbur jetën si pasojë e një bombë në makinë, në qytetin rus të Balashikha. Komiteti Hetimor i Rusisë konfirmoi vdekjen e gjeneralit Yaroslav Moskalik, duke shtuar se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar e mbushur me copëza. Komiteti Hetimor i Rusisë tha se ka hapur një hetim penal për shpërthimin.
Shpërthimi ndodhi pak para se i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff të takohej me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Moskë.
Witkoff është në kryeqytetin rus për bisedime për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.
I dërguari i Trump u prit nga Putini në Kremlin të premten (25 prill) dhe më pas u takua edhe me negociatorin e lartë rus, Kirill Dmitriev.
Ky është udhëtimi i katërt i Witkoff në Rusi që kur Trump u kthye në zyrë në janar dhe i dyti këtë muaj.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov tha se Moska ishte “e gatshme për të arritur një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por shtoi se kishte ende disa pika specifike që duhej të “rregulloheshin”.