Policia: Xhelal Mziu me nipin rrahën zyrtarin në Bulqizë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një person, zyrtar i njësisë Ostren Kalosh Murra duke e goditur atë me grusht. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thotë policia.

Latest articles

Related articles