Prof. Myzafer Elezi është një kandidat i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Vlorë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ky koalicion, i drejtuar nga Lulzim Basha, ka vendosur të garojë me lista të hapura, duke i dhënë qytetarëve mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Elezi përfaqëson një qasje të re në politikë, duke u fokusuar në siguri, transparencë dhe përfaqësim të drejtë. Ai është pjesë e një liste që synon të sfidojë monopolin e listave të mbyllura dhe të promovojë një politikë që i shërben mirëqenies së qytetarëve.
“Kam synim si të gjithë demokratët euroatlantikë që të maksimizoj votat për të rikthyer në shinat kushtetuese demokracinë e dhunuar prej 12 vitesh. Realisht shqiptarët tashmë janë të bindur se Koalicioni Euroatlantik (nr 4) ka një program dinjitoz, ka një program brilant ekonomik. U jap garanci qytetarëve për impelementinim e këtij programi” – thotë Elezi.
Në këtë garë, ai premton të jetë një zë i fortë për qarkun e Vlorës, duke adresuar çështje të rëndësishme si siguria, zhvillimi ekonomik, turizmi dhe përmirësimi i infrastrukturës.
“Gjatë qeverisjes aktuale krimi dhe korrupsioni kanë marrë përmasa të frikshme, siguria publike është cënuar ndjeshëm, dhe territori kontrollohet nga grupet kriminale. Ne propozojmë rikthimin e Xhandarmërisë Kombëtare” – thotë Elezi.
Me një vizion të qartë për ndryshim, Myzafer Elezi synon të fitojë besimin e qytetarëve të Vlorës dhe të kontribuojë në një politikë më të hapur dhe të ndershme. Ai përfaqëson një brez të ri politikanësh që kërkojnë të sjellin ndryshime pozitive në Shqipëri.
