Lulzim Basha dhe Pëllumb Seferi, pranë tregtarëve dhe të Njësisë 8: “Beso te Shqipëria, voto ndryshimin”
Z. Lulzim Basha, së bashku me kandidatin për deputet në njësinë 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi, zhvilluan sot një takim me tregtarë, sipërmarrës dhe banorë të zonës, duke shpalosur alternativën e tyre për një Shqipëri pa korrupsion dhe varfëri.
Basha theksoi nevojën urgjente për një qeveri që punon për njerëzit, duke nënvizuar se zgjedhja në këto zgjedhje është e qartë:
“❌ O me Ramën, 🇦🇱 o me Shqipërinë;
🙅🏻♂️ O me shokët e Ramës te 313, 🤰🏼 o me familjen tënde.”
Pëllumb Seferi, një përfaqësues i denjë i komunitetit, u prit ngrohtë nga qytetarët, duke u shprehur se angazhimi i tij është të jetë zëri i njerëzve të ndershëm që kërkojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.
Mesazhi i takimit ishte i qartë: Beso te Shqipëria!
Voto ndryshimin!
Voto numrin 4!