Qeveria britanike shtetëzon metalurgjikun, miratohet brenda ditës ligji i ri

spot_img

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndërhyrë urgjentisht për të marrë kontrollin e British Steel, duke parandaluar mbylljen e dy furrave të saj në Scunthorpe dhe rrëzimin e prodhimit primar të çelikut në vend, përcjell BBC.

Ligji emergjent, i miratuar brenda një dite, i jep qeverisë kompetenca të plota për të menaxhuar fabrikën, ndërsa pronësia ligjore mbetet përkohësisht te kompania kineze Jingye.

Kryeministri Keir Starmer tha se ky veprim shpëton mijëra vende pune dhe ruan të ardhmen e industrisë së çelikut në Britani. Megjithëse qeveria pranon se shtetëzimi është opsioni më i mundshëm, ajo ende shpreson në investime private.

Veprimi u përshëndet nga opozita, por qeveria u kritikua për mungesë reagimi të ngjashëm në rastin e fabrikave të çelikut në Port Talbot dhe Grangemouth. Reynolds theksoi se ruajtja e prodhimit të çelikut është çështje interesi kombëtar.

Latest articles

Related articles