Trump shpërndan pamjet e sulmit me dron vdekjeprurës në Jemen: Nuk do na fundosin anijet (VIDEO)

spot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi të premten një video që pretendohet të tregojë disa dhjetëra luftëtarë Huthi që vriten në një sulm amerikan në Jemen, duke shtuar një koment me fjalën “oops”.

Në pamjet e postuara në rrjetin e tij Truth Social, që duken si të xhiruara nga dronë ushtarakë ose mjete të tjera ajrore, shihen disa dhjetëra figura njerëzore nga një kënd pothuajse vertikal,raportojnë mediat.

“Ky grup Huthish janë mbledhur për udhëzime mbi një sulm,” shkroi Trump në tekstin shoqërues, duke përdorur një shkrim alternativ për grupin rebel Jemenit.

Forcat amerikane kanë kryer sulme të mëdha në Jemen në javët e fundit si përgjigje ndaj sulmeve të këtij grupi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Latest articles

Related articles