Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:15 të natës në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë, në një lokal të mbyllur në pronësi të shtetasit Sotiraq Halili rreth 44 vjeç.
Sipas policisë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar dhe kapur autorët e mundshëm të aktit.