Deputetja Orjola Pampuri përmes një komunikimi publik përkujtuar 27 vjetorin nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë, betejën e familjes Haradinaj në Gllogjan dhe luftën e UÇK-së.
“27 vjet nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e familjes Haradinaj, e njohur si ‘Epopeja e Dukagjinit’.
Më 24 Mars 1998, forcat serbe rrethuan Gllogjanin, duke zhvilluar një betejë frontale me UÇK, ku shënjestër mendohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë betejë ranë dëshmorë; Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj.
Kujtojmë me përulësi betejat dhe sakrificat, e ushtarëve të UÇK.
Nderime për kontributin dhe sakrificën e familjes Haradinaj”.
Orjola Pampuri është kandidate për Koalicionin Euroatlantik që mbështet NATO dhe BE në vendin tonë.