Ndodh edhe kjo në Tiranë. Edi Paloka ju shpjegon Shqiptarëve çfarë mendon Marco Rubio

spot_img

Zonja dhe Zotërinj po jetoni kohë interesante. Vetë Edi Paloka ka dalë në CNN e Tiranës për të shpjeguar mendimet dhe veprimet e sekretarëve të shtetit amerikan. Njërin e quan legen, Sekretarin Blinken, tjetrin Sekretarin Rubio ja di edhe mendimet për Non Gratat, sidomos për non-gratën e Berishës. Nuk ke ç’të thuash. Na e kanë mbyllur gojën. E ka futur Sali Berisha në listë të sigurtë për deputet, madje Lulzim Basha e kishte zëvëndës. Në të dy rastet nuk dihet përse… ose më mirë pse. Me siguri duhet të jetë nivel i lartë i analizës logjike dhe mendimi strategjik në PD.

Marco Rubio, sot është Sekretari i Shtetit. Zëvendësoi Blinkenin. Rubio ishte senatori që ngriti në Senatin amerikan dhe madje bëri dhe dokumente ku akuzonte administratën Biden-Blinken se kishte përdorur nongratat politikisht për të goditur lider të qendrës së djathtë ne Europë. Është i njëjti, që ka zëvendësuar sot Blinkenin. Zv/Presidenti erdhi në Gjermani dhe ia bëri të qartë, nuk do të ndodhë më që të goditen liderë të opozitës së qendrës së djathtë, të burgosen dhe arrestohen për të marrë pushtetin. Janë dy qëndrime që bëjnë që de jure nongrata e Berishës nuk ekziston më. De facto, burokracitë e këto mund të ndodhë shpejt. Nuk ka më asnjë vlerë ajo nongrata. Raporti është tjetër gjë dhe është i administratës së kaluar. Qëndrimi i kësaj administrate u tha dhe u bë i qartë nga LaCivita aty në krah të Berishës”, deklaroi Paloka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN

Latest articles

Related articles