Përfaqësuesja e KRIIK, Antuela Male e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për zgjedhjet e 11 majit, dhe si do të llogaritet vota dhe mandatet.
Male duke marrë shembull Qarkun e Tiranës tha se nëse tejkalohen numrat e votave që nevojiten për listën e mbyllur, atëherë përcaktohet kush hyn nga lista e hapur.
Sipas saj në listë të hapur të gjithë janë të barabartë dhe mjafton një votë më shumë se tjetri për të marrë mandatin, me të vetmin kusht që duhet respektuar barazia gjinore.
Pjesë nga biseda;
Borakaj: Si llogaritet vota në këto zgjedhje? Sa vota duhen këtë vit?
Male: Ishte pikërisht herësi që u gjet antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, dhe solli këtë kod të ri zgjedhor. Pasi merret i gjithë numri i votuesve për secilin subjekt, fillon dhe pjesothet numri i këtyre votave, dhe kur arritet në fund arrihet në numrin e mandateve që merr çdo forcë politike. Në rast se për të treja forcat politike merret një numër më i madh mandatesh se 12 që janë në lsitë të mbyllur, atëherë llogariten votat për ata që janë në listë të hapur. Sa i përket kandidatëve në listë të hapur ata janë të gjithë të barabartë, mjafron 1 votë më shuëm. Ka vetëm një kriter që 1 në tre emra duhet të jetë grua. Pra nëse janë dy burra dhe nëse emri i tretë është sërisyh burrë që ka më shumë vota, duhet të jetë grua ajo që merr mandatin.