Netanyahu kërkon të shkarkojë kreun e shërbimit të sigurisë së brendshme të Izraelit

spot_img

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se do t’i dorëzojë qeverisë një projekt-rezolutë për largimin e shefit të Shin Bet Ronen Bar.

Izraeli është në mes të një lufte ekzistenciale në shtatë fronte.

Në çdo moment, por sidomos në një konflikt të këtyre përmasave, duhet të ketë besim të plotë mes kryeministrit dhe kreut të Shin Bet. Për fat të keq, realiteti është i kundërt: nuk kam besim tek ai, një mosbesim që është rritur me kalimin e kohës. Për këtë arsye kam vendosur që këtë javë të sjell në qeveri një propozim për heqjen e tij.

Zyra e kryeministrit bëri me dije se Netanyahu ka zhvilluar një takim me Bar-in dhe e ka njoftuar atë për veprimet që do ndërmarrë.

Netanyahu besohet se ka mbështetjen e shumicës në qeveri për të hequr Barin, por masa mund të jetë subjekt i apelimeve nga Gjykata e Lartë e Izraelit.

Latest articles

Related articles