nga Ergys Mërtiri
Gjykatesi Engert Pellumbi la ne burg Erion Veline, duke zhgenjyer te gjithe ndjekesit dhe mediat e Veliajt dhe Berishes te cilet, se bashku, nuk lane shpifje e poshtersi pa thene kunder tij. Pellumbi tregoi se eshte nje nga gjykatesit më me integritet ne gjykatat shqiptare, duke rezistuar ndaj presioneve te fuqishme ku bashkohet pozite e opozite bashke.
Per Veliajn gjithçka eshte e kuptueshme, por eshte ne turpin e opozites qe behet pale me te. Engert Pellumbi do mbahet mend si gjyqtari qe e nisi i pari denimin e peshqve te medhenj te politikes, duke futur ne burg Saimir Tahirin, madje me pare, duke denuar me gjobe deputeten Ermonela Fealjn qe ne 2011-n, pa filluar efektet e reformes ne drejtesi. Ai gjithashtu eshte nga te vetmit gjyqtare qe ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese ligje te miratuara nga qeveria.
Per rrjedoje, sulmet e felliqura ndaj Engert Pellumbit tregojne vetem se sa e paturp dhe pamoralshme eshte kjo opozite. Pellumbi sulmohet vetem pse vendosi masen detyrim paraqitjeje per Berishen, pavaresisht se ai po denon kreret e pushtetit. Kjo tregon se kjo opozite nuk ka hall te luftoje qeverine, por drejtesine.