nga Marin Mema
Të nderuar miq besoj e kujtoni projektin e shtatores së mbretëreshës Teuta! Është një projekt që e nisëm me shumë dashuri e përkushtim dhe po njëjtë e kemi përfunduar, por me një problem thelbësor… Ende edhe sot më shumë se 1 vit pas kërkesave tona zyrtare nuk na është mundësuar një vend ku ta vendosim! Kemi 1 vit që presim të përcaktohet vendi! Kemi kontaktuar nga bashkia në bashki… tashmë janë bërë tre dhe asnjë përgjigje përfundimtare! Shtatorja është e përfunduar dhe ka 1 vit që pret! Autoriteteve i kërkojmë vetëm një vend, asgjë tjetër!
Nuk po kërkojmë debate… sepse figurat historike nuk e meritojnë diçka të tillë… aq më pak përdorim politik! Teuta ashtu si çdo figurë historike i përket të gjithë shqiptarëve! Kjo është arsyeja për të cilën po presim me shpresën për ta vendosur këtë vepër e cila është dhuratë e shqiptarëve! Jemi ende në pritje!