Anis Mehmeti nuk ndalet së shënuari në Championship, aty ku është pjesë e skuadrës së Britsol City-t. Sulmuesi shqiptar, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin anglez, këtë herë ndaj Hull City.
Mehmeti shënoi nga penalltia në minutën e 55-të, për të barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.
Goli i sotëm është i 12-ti sezonal për Mehmetin, i cili pritet të jetë edhe pjesë e listës së Kombëtares, për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.