Në dosjen e SPAK-ut për Erion Veliajn doli edhe emri i deputetes socialiste, Klotilda Bushka, e cila sipas prokurorisë kishte orientuar kushërirën e saj, Ina Goxhaj si duhet të fliste përpara hetuesve të BKH-së. Ina Goxhaj ka qenë drejtuese e “BYLA”-s njërës prej OJF-ve të drejtuara nga Ajola Xoxa. Në dosjen e SPAK që 5Pyetjet.al e disponon mes shumë bisedave është edhe një kur Goxhaj i shpreh shqetësimin mikeshës së Ajolës, Adela Kondakçiu se do ta hiqnin.
Madje, nga biseda e tyre, sipas SPAK-ut duket qartë se është Xoxa dhe Bushka që e kontrollojnë OJF-në, “BYLA”. Të ndërgjegjshme për situatën, të dyja, Goxhaj dhe Kondakçiu e pranojnë se në fund do të jenë ata që do të hanë nga gjithë kjo histori.
“Nuk po marrim vesh ca bëjnë. Por ne do e hamë si përfundim. Llafe po, lekë jo”- i thotë Adela Kondakçiu, kur Ina Goxhaj përgjigjet “Ato e kanë vendosur të dyja atë punë “I” me “A” dhe që sipas SPAK-ut këtu i referohet Klotilda Bushkës që e njohin edhe si Ilda dhe Ajola Xoxës.
