EMRAT- Kontrabanduan celularë dhe laptopë, në pranga dy persona

spot_img

Policia ka vënë në pranga dy persona, Afrim Ukperja dhe Amarildo Hamzai, për kontrabandë mallrash, gjatë një operacioni të koduar ‘Porosia’.

Në pranga ka rënë një 44-vjeçar i cili kontrabandoi nga Gjermania, 23 celularë (iPhone 16 Pro Max) dhe 2 laptopë, për llogari të djalit të pronarit të kamionit që drejtonte.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi për llogari të të cilit ishin kontrabanduar pajisjet.

Latest articles

Related articles