Prof. Taulanda Jupi përmes një reagimi publik ka uruar popullin e Kosovës dhe partitë e saj për proçesin shembullor të zgjedhjeve parlamentare.
Kosova fitoi përsëri. Dita e sotme dëshmoi edhe një herë se Kosova është demokracia më e maturuar e Ballkanit Perëndimor. Zgjedhjet e sotme të lira e të ndershme provuan se shteti më i ri në Evropë është edhe shteti më evropian mes vendeve që aspirojnë integrimin në BE. 🇪🇺
Emancipimi politik që kanë arritur për 25 vite shqiptarët në Kosovë, është i mundur plotësisht edhe për shqiptarët në Shqipëri. 🇦🇱🇽🇰
Faleminderit për këtë mësim bujar, Kosovë! Çdo ditë e jotja qoftë më e bardhë dhe më e ndriçuar!