Plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit në qendër të qytetit të Korçës, ku një person i plagosur (Ergys Shtylla) dërgohet me urgjencë në spital.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.