Lezhë-Milot, 4 të plagosur rëndë, mes tyre edhe një vajzë e mitur

spot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, ku nga të dhënat e para mësohet se janë 4 të plagosur. 2 automjete janë përplasur mes tyre të dielën në mbrëmje në afërsi të kryqëzimit të Gajushit, në superstradën Lezhë-Milot.

Nga përplasja e mjeteve, 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë mes të cilëve edhe një grua bashkë me vajzën e saj. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Lezhës.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.

Latest articles

Related articles