PS shpëton biznesmenin Sinaj dhe rrëzon kërkesën e PD-së për Portin e Durrësit

spot_img

Shumica socialiste rrëzoi kërkesën e PD-së për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Vullnet Sinajt. “Projektvendimi “Për dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” u rrëzua me 61 Kundër” njofton Kuvendi.

Gjithashtu u rrëzua kërkesa e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

“Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër” njofton Kuvendi.

Latest articles

Related articles