Kapen 7.2 ton “mall”| Gazetari: Çunat e Dubait, 100% investitorë! Hera e parë që ndodh

spot_img

Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe Europol çoi në pranga dhjetëra persona lidhur me kapjen e 7.2 ton kokainë.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se investitorët e drogës në këtë rast ishin 100% shqiptarë që banojnë në Dubai, ngjarje kjo që ndodh për herë të parë.

“Për mua, përveç fjalisë që shqiptarëve nuk po u ecën me trafikun e drogës kohët e fundit, janë kapur shumë, edhe në Panama u kapën 4.2 ton dhe pjesa tjetër në Spanjë. Për herë të parë shqiptarët janë 100% investitorë.

Në tregun e drogës nuk guxon njeri të jetë 100% investitor. Mua më shkon në mendje… Kur porositet bëhet me përqindje të vogla, bëhen bashkë. Ka bullgarë, kolumbian, spanjollë dhe shqiptarë.

Dikush nga spanjollët do ta nxirrte nga Porti. Ai që vjedh drogën në kontejner merr pjesën e luanit”, tha ndër të tjera Bregu.

Latest articles

Related articles