Avokat Ibrahim Sako
Për 34 vite me radhë, politika në Shqipëri ka lënë qytetarët në harresë, duke u kujtuar për ta vetëm kur vjen koha e votës. Jemi ankuar për papunësinë, për mungesën e shërbimeve bazë, për korrupsionin e shfrenuar, për largimin masiv të të rinjve… por sa herë vjen momenti i zgjedhjeve, përsërisim të njëjtin gabim: votojmë të njëjtët politikanë që e kanë sjellë vendin në këtë pikë.
Politika nuk është tifozeri, por vlerësim! Vlerësim mbi atë që është bërë dhe mbi atë që premtohet. Shqipëria ka nevojë për një politikë të re, me njerëz të paprovuar e të pakonsumuar nga skemat korruptive të së kaluarës. Nuk mund të presim ndryshim nga ata që për vite me radhë kanë dështuar.
Pse duhet të mbështesim politikanët e rinj?
✅ Sepse nuk janë të kapur nga interesat e vjetra dhe oligarkia.
✅ Sepse kanë ide të freskëta dhe energji për të sjellë ndryshimin e vërtetë.
✅ Sepse nuk janë të lidhur me skemat korruptive që kanë shkatërruar ekonominë dhe shpresën e qytetarëve.
✅ Sepse Shqipëria nuk mund të ecë përpara me një klasë politike të ricikluar që ka dështuar vazhdimisht.
Koha për ndryshim është tani!
Ne kemi dy zgjedhje: ose vazhdojmë të riciklojmë të njëjtat fytyra dhe të presim mrekulli që nuk do të ndodhin kurrë, ose i japim një shans njerëzve të rinj, me ide dhe vizion për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
🇦🇱 Një politikë e re për një Shqipëri të re!