Rritja në sondazhe, Rama sulmon Bashën! “Mos e prish gjumin për kaq gjë”

spot_img

Lulzim Basha ka reaguar sot pas përhapjes së një lajmi të rremë që pretendonte se ai kishte humbur jetën në një aksident automobilistik. Basha ka akuzuar llogari online të përhapura nga selia e Rilindjes, pas sondazheve të brendshme.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, ishte reagimi i Bashës.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka bërë një koment epik lidhur me reagimin e Bashës.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen??”, shkruan Rama me ironi në Instagram.

Kujtojmë që kryeministri Rama ka përdorur para publike për të hapur çështje më FBI Bashës, përmes Chatles Mcgonigal.

Latest articles

Related articles