Profesorja e Akademisë së Arteve Taulanda Jupi përmes një komunikimi publik ka përkujtuar 75 vjetorin e lindjes së Agim Qirjaqit. një aktor, regjisor dhe pedagog i papërsëritshëm tek i cili qëndronin në mënyrë aq harmonike gjeniu dhe njeriu.
🗓️27 Janar 1950- 28 Mars 2010
Në këtë 75-vjetor të lindjes së tij, kujtojmë një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, Agim Qirjaqi, një aktor, regjisor dhe pedagog i papërsëritshëm tek i cili qëndronin në mënyrë aq harmonike gjeniu dhe njeriu.
Si pedagog, profesor Qirjaqi ka gjurmën e tij të çmuar në shumë breza aktorësh dhe regjisorësh duke ju mësuar jo thjesht teknikën, por mbi të gjitha dashurinë dhe përgjegjësinë që lind nga krijimi në artin teatror. Ai ishte dhe do të mbetet një model për çdo aktor dhe artist, jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe për pasionin dhe përkushtimin ndaj artit.
Trashëgimia dhe gjenialiteti i tij është një pasuri e paçmuar për teatrin dhe kinematografinë shqiptare dhe për të gjithë ata që i besojnë fuqisë së këtij arti.
Do ta kujtojmë gjithmonë Profesorin Agim Qirjaqi në vendosmërinë e tij për të mbrojtur teatrin duke e mbyllur me thirrjen e tij : “Teatri ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, sepse ka një publik të mrekullueshëm!”.