Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Zall Mner brenda një automjeti, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40. Policia bën me dije se shtetasi Lulzim Visha, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimini e autorit/ëve.