Një 46-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, për dhunë ndaj një të mituri.
Bëhet me dije, se e kërkuara është edukatore në një kopsht privat në kryeqytet. Blutë njoftojnë se kallëzimi për 46-vjeçaren, R. G., është bërë nga prindi i një djali të mitur në kopshtin ku ajo punon. Prindi ka denoncuar edukatoren me pretendimin se i ka keqtrajtuar djalin.
Ndërkohë, mësohet se 46-vjeçarja është pushuar menjëherë nga puna nga pronari i kopshtit.