Organizatës Botërore e Ushqimit: 40% e fermave në Shqipëri përdorin antibiotikë, pa receta

Një raport i Organizatës Botërore të Ushqimit zbulon se 40% e fermave në Shqipëri përdorin antibiotikë, shpesh pa receta dhe tej mase. Ndërkohë, Elton Ndoni, nga shoqata e fermerëve dhe blegtorëve, ngre një pyetje – pse sa herë që fermerët shqiptarë duan të bëhen të konkurrueshëm në tregjet e huaja ndodhin problematika të tilla? Ai sjell shembujt e mandarinave, bostanëve dhe tani mishi. Si ka mundësi që sa herë dalim jashtë, del nga një raport i këtillë?
Mos kanë dorë ata biznesmenët që sjellin mish nga Brazili?
Po ashtu, pse shteti lejon futjen e medikamenteve që nuk lejohen në BE?
Një akuzë tjetër ndaj autoriteteve është se kanë hequr taksat për hirrën dhe qumshtin pluhur dhe nga kjo javë do kënaqemi, saj ndihmës së paçmuar të Eduart Shalsit, duke pirë dhallë dhe kos me qumësht pluhur? Pse e lejojnë autoritetet këtë situatë? Mos kanë monopol biznesmenët importues?

Latest articles

Related articles