Asllani, njeriu i ndeshjes së Interit në Empoli!

Në përfundim të ndeshjes Inter-Empoli me rezultatin 3 me 1, Asllan u shpall njeriu i ndeshjes nga faqja e specializuar Sofascore e cila e vlerësoi atë me notën 8.3, pas tij u rendit Barela me notën 8.2.

Me sa duket kritikat e shumta të ditëve të fundit si dhe mbështetja e trajnerit Inzagi ndaj tij, duket se e kanë motivuar futbollistin e kombëtares sonë të japë më të mirën nga talenti i tij sot në fushën e lojës duke e kurorëzuar performancën e tij pozitive me asistin e golit të tretë shënuar në minutat e fundit nga Turam.

Ps. Ndërsa një lajm tjetër i mirë na erdhi pas kësaj ndeshjr ku studimet e fundit të “albanologëve” dhe pellazgjistëve, kanë zbuluar se Turam, është me origjinë të pastër nga fshati Turan i Tepelenës. ( “m” i ra një këmbë gjatë udhëtimit në vite të fjalës dhe u kthye në “n”). Ka dëshmi autentike se stërgjyshja e tij pati emigruar pas luftës së dytë botërore….

Latest articles

Related articles