87% e kërkesave për votim nga shqiptarët në pesë vendet kryesore: Ja cilat janë ato


Në emisionin ‘Review’ në Euronews Abania është diskutuar mes shumë të ftuarve, vota e diasporës, si do zgjedhin ata si dhe përqindjet e votuesve në vende të ndryshme të botës.


Reth kësaj çështje janë ngritur disa pikëpyetje se si votojnë ata që jan jashtë, nëse vota e diasporës do të jetë një votë me vullnet të lirë apo do të përcaktohet edhe mënyra se si ata do zgjedhin nga presioni që do të bëjë politika.

Përmes një hartë ku paraqiten aplikimet e diasporës nga 86 vende të botës, në 5 vende të caktuara si në Itali Greqi, Gjermani, SHBA dhe Britani e Madhe në total janë 30 mijë 334 aplikime apo kërkesa, pra janë 87% e kërkesave për votim nga shqiptarët në këto 5 vendet kryesore.

Pjesa tjetër që janë 81 vende të tjera në të gjithë hartën e globit, përbëjnë 13% të kërkesave nga vende të largëta të botës.

Nëse shikohet në vija të përgjithshme, 4532 kërkesa për të votuar nuk janë aksesuar nga partitë politike. Nga kjo kuptojmë që janë 81 vende ku vështirë që strukturat e partive të nxisin njerëzit për tu regjistruar

Latest articles

Related articles