Apeli lë në burg vëllanë e deputetit të PS, pjesë e grupit kriminal të dr0gës

Apeli i GJKKO-së ka refuzuar kërkesën për lirim të Armando Ndrecës, vëllait të deputetit të PS, Eduard Ndreca, i cili është përfshirë në dosjen “Revanshi”.

Armando Ndreca ishte arrestuar për lidhje me kultivimin e kanabisit dhe ishte pjesë e një grupi kriminal. Pas arrestimit të tij nga Policia e Lezhës, ai u liroua, por më pas SPAK vendosi prangat dhe ngriti akuzat për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.

Ai është një nga të përfshirët në këtë hetim, ku përfshihet edhe ish-deputeti Arben Ndoka dhe nipi i tij, Samuel Ndoka.

Latest articles

Related articles