Të akuzuar dhe me skandale, Balluku heq drejtorin e OST dhe AlbGaz. Emrat e rinj

!

Skerdi Drenova nuk do të jetë më drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST.

Mësohet se Drenova ka dhënë dorëheqjen nga detyra e administratorit të OST-së, vendim që është pranuar nga bordi drejtues.

Mësohet se tashmë Skerdi Drenova do të drejtojë shoqërinë aksionere, “Alb Gaz”, duke zëvendësuar Arbër Avramin.

Ndërkohë, vendin e tij në OST e zë, Elison Bici, nga OSHEE.

Reagimi i ministres, Belinda Balluku:

Suksese Elisian Bici në detyrën e re të drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Falenderojmë Skerdi Drenovën për kontributin e tij në sektorin energjetik dhe i urojmë suksese në detyrën e re si drejtor i Albgaz.sha.

Largimi i Skerdi Drenovas vjen pas shumë skandaleve, dy prej tyre kanë qenë “black out” që vendi ynë ka patur brenda vitit.

Kujtojmë që Drenova u emërua administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në janar të vitit 2019.

Latest articles

Related articles