Ish-komandant i lartë i NATO-s: Plani i Trump për Groenlandën, jo një ide e çmendur

spot_img

Plani i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për të marrë Groenlandën nga Danimarka nuk është një “ide e çmendur”, ka thënë ish-komandanti suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë, James Stavridis. Megjithatë, ai hodhi poshtë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, në vend të kësaj duke mbrojtur për angazhimin ekonomik si një mjet për të forcuar lidhjet me rajonin.

Admirali në pension e përshkroi Grenlandën si një “minierë ari strategjik për Shtetet e Bashkuara”, duke theksuar vendndodhjen e saj dhe burimet e bollshme natyrore.

“Ndodhet në majë të Atlantikut të Veriut. Ai mbron qasjet në vendin tonë – Oqeanin Atlantik – kështu që është gjeografikisht shumë i rëndësishëm”, tha Stavridis. Ai shtoi se rajoni është i pasur me minerale të rralla dhe ka të ngjarë të ketë depozita të mëdha nafte dhe gazi.

“Dhe është e madhe, një masë e madhe toke. Është tri herë më e madhe se Teksasi,” tha ai.

“Ne pothuajse e blemë atë në të njëjtën kohë kur blemë Alaskën, në vitet 1860. Kështu që nuk është një ide e çmendur”, u shpreh ish-komandanti i NATO-s.

Ish-komandanti i NATO-s përjashtoi përdorimin e “forcës ushtarake për të sulmuar Groenlandën ose Danimarkën”, duke argumentuar se SHBA duhet të përqëndrohet në angazhimin ekonomik për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez në rajon.

Latest articles

Related articles