Bie tavani te palestra mundjes në Tiranë që “ndërtoi” firma 5D


Palestra e mundjes ku stërviten mundësit çeçenë është prishur mesditën e së shtunës. Tavani i palestrës është rrëzuar, por fatmirësisht nuk ka pasur sportistë duke u stërvitur.

Në redaksinë e VoxNews ka mbërritur një foto e kësaj palestre, ku duken copat e tavani të rrëzuar përtokë. Punimet e kryera janë bërë shkel e shko, ku kostoja është te sportistët, të cilët i dhanë medaljet e para olimpike Shqipërisë në Olimpiadën Paris 2024.

FOTOLAJM/ Bie tavani te palestra mundjes në Tiranë që
Tavani i rrëzuar në palestrën e mundjes në Tiranë

Por, sa kushtoi rikonstruksioni i kësaj palestre? Sipas dokumenteve të VoxNews, rikonstruksioni është bërë nga Klubi Sportiv Tirana në vitin 2020. Ish-drejtuesja Devorah Keçi ka firmosur tenderin, teksa fitues ka dalë firma VAS konstruksion, që më vonë mori emrin 5D. Firma është nën hetim nga SPAK për abuzime të rënda, ku një ndër to ka qenë edhe ky tender.

FOTOLAJM/ Bie tavani te palestra mundjes në Tiranë që
Faksimile: Rikonstruksioni i palestrës kushtoi 35 mijë euro
Në vitin 2020, Klubi Sportiv Tirana finalizoi tenderin me objekt “rikonstruksion i palestrës së mundjes” me një vlerë 3.4 milionë lekë. Fitues doli 5D, teksa ish drejtuesja Deborah Keçi u vu nën akuzë. Palestra ndodhet në afërsi të Rrugës së Kavajës në Tiranë, në afërsi të Kishës. Është një godinë njëkatëshe, e cila është shumë e ngushtë dhe aspak e favorshme për stërvitje

Latest articles

Related articles