Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në Kassavetia të Greqisë mbrëmjen e së enjtes.
Dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, janë dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie.
Megjithatë, që nga viti 2019 qëndronin në një zonë të pa rrethuar të burgut, për shkak të sjelljes së mirë.
Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi. Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024.
Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.
Arratisja e tyre u zbulua në orën 21:00 të së enjtes dhe menjëherë policia greke u mobilizua për kapjen e tyre pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të precedentëve të rëndë kriminalë, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e shqiptarëve.