Çdo punonjës i Policisë së Shtetit, 10 mijë lekë shpërblim!

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se Qeveria ka vlerësuar e vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA2030. Pjesë e këtij vizioni janë investimet e rëndësishme në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë.

“Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë.

Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Latest articles

Related articles