nga Sidi Hasanaj
Përfaqësuesi i SHBA-ve sot në Shqipëri tha se duhet një mbështetje më e fortë për SPAK, dhe të lejohen të rikandidojnë përsëri prokurorët e SPAK në fund të mandatit të tyre.
Sali Berisha dhe Ilir Meta ndërkohë janë shprehur qartë se SPAk është armiku i tyre, dhe kërkojnë ta shkrijnë.
Edi Rama me komisionjn Xhafa2, kërkon ta kufizojë punën e SPAK, e lërë më ta forcojë dhe zgjasë më tej!
Ndërkohë sot, Lulzim Basha, në hyrjen e kuvendit, faktoi edhe njëherë që është i vetmi politikan që kërkon dhe dorëzon amendamente Pro-SPAK dhe kërkon që SPAK të vazhdojë të godasë gjithë klasën politike tl zhytur në korrupsion, me në krye Edi Ramën.
Përtej çdo gjëje, ky qëndrim i L.Bashës i nisur në 9shator 2021, për të qëndruar krah SPAK është realisht i vetmi qëndrim koherent në kohë, i qartë sa ska më, i palëkundur në përkrahje të spak, i cili si qëndrim e ka veçuar L.Bashën nga gjithë aktorët e tjerë politikë.
Këtu thjesht duhet përgëzuar, përkrahur dhe mbështetur.